Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari” e mirëpret hyrjen në fuqi të pagës minimale bruto prej 500 eurosh, si një masë të rëndësishme për përmirësimin e pozitës së punëtorëve me pagat më të ulëta në Kosovë.
“Një person që punon me orar të plotë duhet të marrë një pagë që i siguron një nivel minimal të sigurisë ekonomike dhe dinjitetit”.
“Megjithatë, paga minimale nuk duhet të trajtohet si masë e izoluar. Ajo duhet të shoqërohet me transparencë në formulën e përcaktimit, rol real të dialogut social, monitorim të fuqishëm nga institucionet përgjegjëse dhe politika më të gjera për rritjen e cilësisë së vendeve të punës. Pa këto masa, rritja rrezikon të mbetet formale për një pjesë të punëtorëve dhe të krijojë presione të reja në strukturën e pagave”.
“Ky dokument synon të vlerësojë përfitimet, rreziqet dhe hapat e nevojshëm pas hyrjes në fuqi të pagës minimale prej 500 eurosh bruto”, është thënë në komunikatën e Institutit për Politika Sociale “Musine Kokalari”.
Lexo dokumentin e plotë: PAGA MINIMALE 500 EURO

