Parashikimi i motit për shtunën dhe të dielën

Parashikimi i motit për shtunën dhe të dielën

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-4m/s.

Ndërkaq të dielën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Vranësirat gjatë ditës së diel do të shoqërohen me riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 deri 6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-6m/s.