
Bajrami: Për momentin nuk ka vota as për një qeveri të ish-opozitës dhe as pozitës
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se nuk ka vota as për një qeveri të Vetëvendosjes, por as të ish-opozitës.
Bajrami në “Politiko” potencoi se as partitë ish-opozitare nuk i kanë 61 vota për formimin e mundshëm të një qeverie.
“Për momentin nuk ka vota as për një qeveri të ish-opozitës dhe as pozitës”.
“Që Kurti nuk i ka votat tani më kjo është evidente. Duhet shumë sinqerisht të flasim me qytetarët, nuk i ka votat as ish-opozita, i kemi numëruar nuk janë 61 vota”, ka thënë Bajrami.
Për të tejkaluar ngërçin, kabineti i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, do të kontaktojë së shpejti me partitë politike për të parë se cila është koha e përshtatshme për një takim me udhëheqësit e subjekteve politike, tha këshilltari për media i Osmanit, Bekim Kupina.