Presidenti Ademi mbledh Këshillin Mjekësor të FFK-së, primare siguria dhe shëndeti i futbollistëve

Presidenti Ademi mbledh Këshillin Mjekësor të FFK-së, primare siguria dhe shëndeti i futbollistëve

Pas shqetësimeve të ngritura lidhur me rastet e fundit të rrezikimit të shëndetit të futbollistëve gjatë ndeshjeve kampionale, presidenti Agim Ademi ka mbajtur një takim pune me Këshillin Mjekësor të FFK-së.

Ky takim kishte për qëllim të rishqyrtojë në mënyrë të thelluar dhe të avancojë strategjinë gjithëpërfshirëse të federatës për mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë së sportistëve.

Presidenti Ademi ka kërkuar që Këshilli Mjekësor të paraqesë propozime konkrete, të bazuara në praktikat më të mira ndërkombëtare, për forcimin e masave preventive dhe emergjente.

Po ashtu, është kërkuar që të fillojnë pa vonesë të gjitha përgatitjet teknike, logjistike dhe profesionale për zbatimin efektiv të këtyre masave në të gjitha nivelet e garave.

FFK e konsideron shëndetin e futbollistëve primar dhe është e vendosur të veprojë me përgjegjësi maksimale për të garantuar siguri të plotë në fushën e lojës. Ky angazhim do të shoqërohet me masa konkrete, kontrolle rigoroze dhe bashkëpunim të ngushtë me profesionistët e mjekësisë sportive, për të ndërtuar një sistem që vendos jetën e sportistëve mbi çdo gjë tjetër.