HomeSportFFK hap dyert e Kampit Nacional në Hajvali për futbollistët nga diaspora

FFK hap dyert e Kampit Nacional në Hajvali për futbollistët nga diaspora

spot_img

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar se Kampi Nacional në Hajvali është i hapur për të gjithë futbollistët dhe futbollistet nga diaspora që gjatë pushimeve verore qëndrojnë në Kosovë.

Sipas FFK-së, të gjithë lojtarët e të gjitha kategorive, pavarësisht ligës ku aktivizohen apo kombëtares që përfaqësojnë, mund ta shfrytëzojnë kampin për zhvillimin e seancave stërvitore në kushte profesionale.

Federata thekson se synimi i këtij projekti është ofrimi i një ambienti të përshtatshëm stërvitor dhe mirëpritja e futbollistëve në “shtëpinë e futbollit të Kosovës”.

Të interesuarit duhet të dërgojnë kërkesë në email adresën enismehmeti@ffk-kosova.com, duke specifikuar datën e dëshiruar të stërvitjes, orarin, numrin e pjesëmarrësve dhe vitin e lindjes.

Për grupet me më shumë se pesë lojtarë, FFK do të ofrojë edhe asistencë profesionale përmes trajnerëve të saj gjatë seancave stërvitore, në përputhje me kapacitetet dhe orarin e kampit.

FFK ka ftuar të gjithë të interesuarit që ta shfrytëzojnë këtë mundësi gjatë qëndrimit në Kosovë, duke u dëshiruar qëndrim të këndshëm në atdhe.

Lajmet e Fundit

Anne Hathaway shkëlqen me fustan të kuq, ekspozon barkun e rrumbullakosur

Aktorja hollivudiane Anne Hathaway tërhoqi vëmendjen gjatë një daljeje në New York City, ku u shfaq...

Kurti priti në takim delegacionin e iniciativës “America250”

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim delegacionin e...

Kosova mposhtet nga Shqipëria në basketboll

Kombëtarja e Kosovës ka dëshpëruar me paraqitje dhe me humbjen nga Shqipëria. Kosova ka humbur...

Shqipëria, vendi me nivelet më të larta të kredive me probleme në rajon

Shqipëria vazhdon të ketë një nga nivelet më të larta të kredive me probleme...

Më të lexuarat

Ta mbrojmë me protestë demokratike projektin e gazit amerikan dhe aleancën tonë me SHBA-në

Avdullah Hoti, ish kryeministër  Duke refuzuar projektin e Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) me prejardhje...

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...

Tradhtia nuk shlyhet me propagandë elektorale: Kurti, Osmani dhe pazaret kundër Kosovës

Shkruan: Hisen Berisha Deklaratën se Albin Kurti “ka rrëshqitur në tradhti” e kam thënë me...