1.5 milion euro investime të reja infrastrukturore në Rahovec

1.5 milion euro investime të reja infrastrukturore në Rahovec

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, sot së bashku me zëvendësministrin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, nënshkruam një memorandum bashkëpunimi që sjell mbi 1.5 milion euro investime të reja infrastrukturore për këtë komunë.

Përmes këtij bashkëpunimi me MMPHI-në do të bashkëfinancohen dy projekte të rëndësishme: Rregullimi i rrugës Sapniq – Nashpall, në vlerë prej 894,888.00 euro; Ndërtimi i rrugës Fortesë – Celinë, në vlerë prej 650,000.00 euro.

“Falënderoj zëvendësministrin Durmishi për mbështetjen e vazhdueshme dhe për angazhimin konkret për Rahovecin! Këto projekte pritet të nisin së shpejti dhe do të përmirësojnë ndjeshëm infrastrukturën”, ka thënë Latifi.