LDK me kallëzim penal ndaj Kurtit dhe ish-ministrave

LDK me kallëzim penal ndaj Kurtit dhe ish-ministrave

LDK sot në orën 13:15, do të dorëzojë kallëzim penal për “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe tejkalim të autorizimeve ndaj ish-Kryeministrit Kurti dhe ish ministrave, të rizgjedhur deputetë”.

Lidhja Demokratike e Kosovës, se kallëzimi penal do të dorëzohet në Prokurorinë Speciale në Prishtinë.

“Të nderuar përfaqësues të medieve, sot (e enjte), në orën 13:15, Lidhja Demokratike e Kosovës dorëzon kallëzim penal për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe tejkalim të autorizimeve ndaj ish-Kryeministrit Kurti dhe ish ministrave, të rizgjedhur deputetë. Vendi: Prokuroria Speciale, Prishtinë”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.

Më herët nga LDK-ja kanë thënë se Albin Kurti dhe deputetë të LV-së po e ushtrojnë në mënyrë joligjore mandatin e kryeministrit dhe ministrave, edhe pasi janë zgjedhur deputetë.