Shefi i GP të AAK-së: Kjo qeveri po e dobëson Kosovën dhe po varfëron qytetarët

Shefi i GP të AAK-së: Kjo qeveri po e dobëson Kosovën dhe po varfëron qytetarët

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka vazhduar kritikat për qeverinë Kurti.

Ai ka thënë se sulmet ndaj sistemit të drejtësisë, kërcënimet dhe sulmet e ulëta ndaj Sindikatës së Arsimit, si dhe diskutimi se kur do të mbahen zgjedhjet, kur, sipas tij, dihet mirë që 2024-ta është vit zgjedhor, kanë vetëm një qëllim: ikjen nga përgjegjësia për varfërimin e madh që po i bëhet qytetarit dhe të dobësimit të Kosovës nga kjo qeveri.

Ai në “Facebook” ka shkruar se krejt këto sulme kanë qëllim që në publik mos të flitet për ngritjen e çmimeve, çmimin e lartë të rrymës, pagat e ulëta, pensionet e ulëta, bllokimin e investimeve e kapitale, ikjen e rinisë e shumë tema të tjera.

“Pyetjet që duhet t’i bëhen Qeverisë janë: kur do ta ulni çmimin e energjisë? kur do t’i rrisni pagat e pensionet? Kur do të përfundojnë rrugët Prishtinë-Podujevë, Prishtinë-Gjilan, Prishtinë-Gjakovë, Prishtinë-Mitrovicë dhe pse e ndalët Autostradën e Dukagjinit?”, ka shkruar Tahiri.