
Hoti: Nuk ka marrëveshje me ata që synojnë shkatërrimin e LDK-së
Lidhja Demokratike e Kosovës ka refuzuar propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje për një marrëveshje për bashkëqeverisje.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se propozimi i tij është që të formohet një qeveri e tranzicionit.
Rreth situatës së krijuar ka reaguar deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti.
“JO! LDK e ka të qartë vullnetin e elektoratit të vet. Nuk mund askush të flasë për vullnetin e elektoratit tonë. Nuk duhet të ketë dhe nuk do të ketë marrëveshje me askënd që ka synim shkatërimin e LDK-së dhe shkatërrimin e vendit. Zoti e bekoftë Lidhjen Demokratike të Kosovës!”, ka shkruar ai në Facebook.