Kryetari Latifi nderon dëshmorët

Kryetari Latifi nderon dëshmorët

Sot, në Ditën e Dëshmorëve të Kombit, kryetari Latifi së bashku me familjarë të dëshmorëve, me përfaqësues të OVL-UÇK-së, me bashkëpunëtorë e qytetarë, nderuan kujtimin e atyre që dhanë jetën për atdhe.

“Nderimi për dëshmorët nuk mjafton vetëm në përvjetorë, ai duhet të reflektohet në çdo hap që hedhim për të ndërtuar një shtet të drejtë, të zhvilluar dhe të denjë për sakrificën e tyre. Sa herë që punojmë për të mirën e përbashkët, ne forcojmë vlerat për të cilat ata ranë”, u shpreh kryetari Latifi.