Daut Haradinaj: Bali, nuk është turp me qenë i tradhëtuar

Daut Haradinaj: Bali, nuk është turp me qenë i tradhëtuar

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj i ka dalur në krah kryetarit të Suharekës, Bali Muharremaj.

“Bali, nuk është turp me qenë i tradhëtuar. Turp është ta tradhëtosh dikë. Krenar me ty, kryetari më i mirë në Kosovë!”, ka shkruar Haradinaj.

Ky mesazh i Haradinajt vije në kohën kur Blerim Kuçi para disa ditësh ka lënë mundësinë e hapur për rikthim në LDK.

Në Debat Plus, Kuçi theksoi se ka një orientim të ri për të ardhmen e tij politike, por shtoi se ende nuk është momenti për të zbuluar më shumë detaje.

“E kam një orientim, por nuk është momenti për ta thënë. E para është se kam një botëkuptim tjetër për Suharekën, si qytet kam qejf me qenë më i veçantë dhe po e shoh një mundësi tjetër”, ka thënë Kuçi.