
“Ndoshta është i treti”, ylli i Interit mohon se Lamine Yamal është më i miri në botë
Sulmuesi i Interit, Marcus Thuram, ka hedhur poshtë idenë se Lamine Yamal është lojtari më i mirë në botë aktualisht, në një natë kur analistët, lojtarët dhe shtypi u joshën nga një performancë brilante e 17-vjeçarit.
Adoleshenti i Barcelonës shënoi golin e parë të Barcelonës dhe goditi dy herë shtyllën, por ishte në zemër të gjithçkaje të mirë që bënë katalunasit ndaj Interit.
Ishte Marcus Thuram ai që hapi serinë e golave për Interin në minutën e parë me një goditje të shkëlqyer me thembër, raporton Telegrafi.
Pas ndeshjes, pothuajse të gjithë ishin dakord se Lamine Yamal ishte ndër më të mirët e të gjitha kohërave në moshën e tij, dhe disa filluan të pyesnin nëse kishte ndonjë lojtar më të mirë në botë aktualisht.
“Yamal është ndoshta i treti”, ka thënë Thuram për Canal+.