Fundi i një cikli? Messi e Cristiano Ronaldo eleminohen nga Champions njëkohësisht

Fundi i një cikli? Messi e Cristiano Ronaldo eleminohen nga Champions njëkohësisht

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi janë dy prej lojtarëve më të mirë që historia e futbollit ka njohur deri më sot. Fati mes tyre ka qenë shpesh here i lidhur dhe jo më kot e nënvizojmë këtë fakt, pasi edhe aktualisht teksa karriera e tyre fatkeqësisht po shkon drejt perëndimit, fatet e Messit dhe Ronaldos kryqëzohen sërish.

Kështu pas eleminimit të Al Nassr nga Champions aziatik, ku në gjysmëfinale Ronaldo me shokë u mundën nga ekipi japonez i Kawasaki Frontale 2-3 duke u eleminuar në fazën gjysmëfinale nga ky turne. Po në fazën gjysmëfinale janë eleminuar edhe inter Miami i Lionel Messit.

Pas humbjes 2-0 ndaj Vancouver Whitecaps në sfidën e parë, edhe në ndeshjen e kthimit ekipi nga Florida nuk ka mundur dot të përmbysë disavantazhin duke dalë i mundur sërish.

Messi me shokë shënuan golin e pare, falë realizimit të ish mbrojtësit të Barcelonës Jordi Alba, por miqtë përmbysën shifrat duke realizuar plotë 3 herë, e duke siguruar biletën për në finale të Championsit të Amerikës Veriore dhe Qendrore.

Dy eleminime të hidhura, të dy skuadrave që kanë dy prej kolosëve të histories së futbollit. Por edhe loja më e bukur në botë është si jeta, ka një cikël që nis e që do të përfundojë më pas. Ndoshta fundi i ciklit për Messin e CR7 ka ardhur? Kjo mbetet ende për t’u pare sa kohë si Messi po ashtu edhe Ronaldo nuk kanë folur ende se kur do t’i japim fund me futbollin e luajtur, raporton BallkanWeb.