
Liridon Leci jep dorëheqje nga posti i trajnerit të KF Rahovecit
Pasi nuk ishte e mundur për të arritur objektivin e qëndrimit në Ligën e Parë, trajneri Liridon Leci ka paraqitur dorëheqjen e tij nga drejtimi i KF Rahovecit.
Klubi e ka pranuar dorëheqjen, duke e falënderuar Lecin për angazhimin dhe punën e tij gjatë këtij sezoni.
“Në javët e mbetura te sezonit, Rahoveci do të zhvillojë edhe tri xhiro të fundit të kampionatit me staf të përkohshëm, ndërkohë që drejtuesit e klubit kanë paralajmëruar riorganizim të plotë për sezonin e ardhshëm, me synim rikthimin e shpejtë në Ligën e Parë”, thuhet në njoftimin zyrtar të publikuar në Facebook nga KF Rahoveci 1931.