
Mot me diell, temperaturat arrijnë deri në 22 gradë
Në Kosovë sot do të mbajë mot kryesisht me diell.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës vranësirat mund të paraqiten rreth relievit malor.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugperëndimi”, njofton ky institut.