
Mbyllen dy lokale në Mitrovicë të Veriut për shkak të shkeljeve sanitare
Komuna e Mitrovicës së Veriut njofton se gjatë fundjavës janë kryer kontrolle në disa objekte gastronomike.
Me këtë rast, aktiviteti i dy objekteve u pezullua përkohësisht për shkelje sanitare, ndërsa bëhet e ditur se të tjerët duhet të dorëzojnë dëshmi të përmbushjes së kushteve.
“Inspektorati vazhdon paralelisht lirimin e hapësirave publike, duke përmirësuar rendin urban dhe sigurinë e këmbësorëve. Falënderojmë qytetarët për bashkëpunimin dhe mbështetjen. Ftojmë shfrytëzuesit e hapësirave publike të pajisen me lejet e nevojshme pranë Drejtorisë së Urbanizmit”, thuhet tutje në njoftim.