
Belgin Jashari ftohet nga kampi i Barcelonës në Kosovë
Futbollisti Belgin Jashari është ftuar nga kampi i Barcelonës në Kosovë.
Kështu ka bërë të ditur faqja zyrtare e kampit në Instagram.
Më 21 prill, Belgin Jashari, u sulmua fizikisht gjatë një loje që ekipi i tij e pati ndaj ShF Arsenalit.
Ngjarja në fjalë ngjalli reagime të ashpra nga i gjithë opinioni publik në Kosovë, përfshirë edhe nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duke e dënuar ashpër këtë akt.
Ai mbrëmë pati një intervistë ekskluzive në emisionin “SportShow” të Klan Kosovës, ku mori përkrahje të madhe nga yjet e futbollit kosovar si dhe dhuratë nga platforma kryesore shqiptare Art Motion.
Intervistën e plotë, mund ta ndiqni në videon e mëposhtme: