Rebelët Huthi pretendojnë se nga sulmi i SHBA-së u vranë 30 persona

Rebelët Huthi pretendojnë se nga sulmi i SHBA-së u vranë 30 persona

Rebelët jemenas, Huthi, më 28 prill pretenduan se një sulm ajror i kryer nga Shtetet e Bashkuara, që goditi një burg ku po mbaheshin migrantë afrikanë, ka vrarë të paktën 30 persona. Ushtria amerikane nuk ka komentuar për këto pretendime.

Sulmi ajror në provincën Sada të Jemenit, bastion i rebelëve Huthi, është incidenti më i fundit në luftën dhjetëvjeçare në Jemen, ku janë vrarë edhe migrantë afrikanë nga Etiopia dhe vende të tjera, të cilët rrezikojnë jetën e tyre duke kaluar nëpër Jemen për të kërkuar punë në Arabinë Saduite fqinje, raporton REL.

Ky sulm me gjasë do të rrisë pikëpyetjet lidhur me aktivitetin e fushatës amerikane që shënjestron caqet e rebelëve, teksa administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, po negocion me aleatin kryesor të rebelëve, Iranin, për programin bërthamor të Teheranit që po avancon me shpejtësi.