
Vjedhje në Prishtinë
Dy persona janë dërguar në mbajtje pasi që të njëjtit dyshohet se kanë vjedhur para të gatshme nga një arkë në Prishtinë.
Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur dje.
“Me datë 27.04.2025 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se të njëjtit kishin vjedhur para të gatshme nga një arkë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thotë policia, njofton Klankosova.tv.