
Kosova, nikoqire e Kampionatit Individual Evropian 2025 në shahun Rapid dhe Blic
Kosova do të jetë nikoqire e Kampionatit Individual Evropian 2025 në shahun Rapid dhe Blic, ngjarje kjo që do të mbledhë mjeshtrat më të mirë të shahut nga e gjithë Evropa, ka njoftuar MKRS.
Për të disktuar rreth kësaj ngjarje të rëndësishme për shtetin tonë, ministri në detyrë Hajrulla Çeku, priti sot në takim kryetarin e Federatës Evropiane të Shahut, Zurab Azmaiparashvili, kryetarin e Federatës Shqiptare të Shahut, Eralld Dervishi, si dhe kryetarin e Federatës së Shahut të Kosovës, Armend Budima.
Bashkë diskutuan për përgatitjet që po bëhen për këtë kampionat e poashtu për Mbledhjen e Bordit Ekzekutiv të Unionit Evropian të Shahut (ECU), që po mbahet për herë të parë në Kosovë.
Kampionati Evropian i Shahut në Kosovë, do të mbahet në datat 27 nëntor deri më 1 dhjetor 2025.