
Nesër vazhdimi i seancës, Dehari: S’ka konsultime me partitë, Haxhiu mbetet kandidate
Nesër (e premte) në orën 10:00 do të vazhdojë seanca Konstituive e Kuvendit të Kosovës, kurse Lëvizja Vetëvendosje nuk ka hequr dorë nga emri i Albulena Haxhiut, si e propozuar për kryetare të Kuvendit të Kosovës.
“Nuk ka ndërruar emri”, tha kryesuesi i seancës konstituive Avni Dehari.
Dehari po ashtu tha se nuk ka thirrur asnjë takim konsultativ me partitë politike para vazhdimit të seancës konstituive, e caktuar për të premten në ora 10:00.
Në seancën e së mërkurës, Albulena Haxhiu nga LVV-ja, nuk arriti për herë të tretë që t’i sigurojë 61 vota për postin e kryeparlamentares.