HomeEkonomiKEK-u nis reforma të thella në menaxhimin dhe mbrojtjen e pronave të...

KEK-u nis reforma të thella në menaxhimin dhe mbrojtjen e pronave të Korporatës

spot_img

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK Sh.A.) ka njoftuar se ka realizuar me sukses unifikimin e evidencave të pronave të saj dhe ka filluar një proces të gjerë reformash me fokus të veçantë në identifikimin, trajtimin e rasteve të uzurpimit, mbrojtjen dhe konsolidimin e pronës së Korporatës.

Në kuadër të këtij procesi, përveç komunave të Obiliqit dhe Fushë-Kosovës, ku KEK zhvillon aktivitetet e saj operative, janë identifikuar prona të Korporatës edhe në komuna të tjera të Republikës së Kosovës, përfshirë Podujevën dhe Brezovicën.

Për këtë qëllim, KEK-u ka intensifikuar bashkëpunimin institucional dhe është duke zhvilluar takime me drejtuesit e komunave përkatëse dhe institucionet kompetente, me qëllim të identifikimit dhe trajtimit të rasteve të uzurpimit, mbrojtjes së pronës publike dhe rikthimit të pronave në administrim të rregullt institucional.

Njëkohësisht, KEK Sh.A. inkurajon të gjithë qytetarët dhe subjektet që eventualisht shfrytëzojnë prona të Korporatës pa bazë ligjore që të ndërmarrin veprimet e nevojshme për lirimin vullnetar të tyre sa më parë.

“Ky proces zhvillohet paralelisht me programin më të madh investiv në historinë e KEK-ut, i cili përfshin modernizimin e njësive gjeneruese pas më shumë se katër dekadave dhe zhvillimin e projekteve në fushën e energjisë së ripërtëritshme, duke dëshmuar përkushtimin e Korporatës për reformim të gjithanshëm, mbrojtje të aseteve publike dhe menaxhim të përgjegjshëm institucional”, ka njoftuar KEK-u.

Lajmet e Fundit

Superliga: Dy ndeshje të forta në xhiron e pestë

Xhiroja e pestë e Albi Mall Superligës vazhdon sot me dy përballje interesante, ku...

Pal Lekaj dënohet me tri vjet e tetë muaj burgim në rigjykim për rastin e 53 milionëshit

Gjykata në Prishtinë e ka dënuar në rigjykim ish-ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj, me...

A mund Haxhiu ta ushtrojë detyrën e presidentit edhe për gjashtë muaj të tjerë?

Më 4 tetor përfundon periudha gjashtëmujore gjatë së cilës, sipas Kushtetutës, postin e presidentit...

Messi bëhet pronar i Eldenses, blen 100% të klubit spanjoll

Lionel Messi është pranë një tjetër investimi të madh në futboll. Ylli argjentinas ka arritur...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...