Berisha nga Borshi: Infrastruktura do ketë përparësi të plotë

Berisha nga Borshi: Infrastruktura do ketë përparësi të plotë

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha, ka qenë sot në Borsh, në një tubim me qytetarë në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 11 majit.

Sipas Tch, Berisha tha se nëse fiton më 11 maj, infrastruktura e Borshit do ketë përparësi të plotë dhe se sipas tij 4-vjeçari që vjen do e çojë “pronën tek i zoti”.

“Kjo është e disata herë që vij këtu. Kam ardhur si opozitar, si kryeministër dhe prapë do vij. Shpreh mirënjohje për të gjithë mbështetjen e borshiotëve në dekada ndaj PD dhe garantoj se problemet madhore me të cilat përballeni sot, siç është problemi i pronës, një problem shumë serioz, do jetë në krye të listës së përparësive tona për t’i dhënë përgjigje përfundimtare 4-vjeçarin që vjen”.

“Ne do kthejmë pronën tek i zoti, do i kompensojmë pronën të zotit me tokë ose me para. Ne evaduam me 54 mijë dosje prone. Kanë evaduar 800 dosje në 12 vite”, tha Berisha.