
Haradinaj me udhëheqjen e OVLUÇK-së: Shteti ka detyrim moral e institucional ndaj luftëtarëve
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim udhëheqjen e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, kryesuar nga Hysni Gucati, me të cilët ndanë shqetësimet për kategorinë më meritore për lirinë e Kosovës.
“Krerët e luftëtarëve të lirisë, i sigurova se siç kam qenë përherë pranë tyre, unë dhe Aleanca mbetemi në mbështetje të kërkesave të tyre legjitime, në funksion të së drejtës dhe dinjitetit që u takon. Shteti i Kosovës i ndërtuar mbi sakrificën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka detyrim moral e institucional ndaj luftëtarëve, të rënëve dhe familjeve të tyre”, ka thënë Haradinaj pas këtij takimi.