Akil Gjakova prek gjysmëfinalen në Evropian

Akil Gjakova prek gjysmëfinalen në Evropian

Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, është kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit Evropian të xhudos që po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi.

Gjakova arriti fitore të rëndësishme në 1/8 e finales ndaj moldavit Victor Serpu, të cilin e mposhti me një “Ippon” spektakolar pas minutave shtesë.

Më herët, në raundin e 1/16-ës, ai kishte eliminuar francezin Maxime Gobert. Gjakova tani synon një vend në gjysmëfinale dhe një tjetër medalje evropian.