Dardan Cena kalon pengesën e parë në Evropian

Dardan Cena kalon pengesën e parë në Evropian

Xhudisti nga Kosova, Dardan Cena, ka kaluar me sukses pengesën e parë në Kampionatin Evropian për Seniorë që po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi.

Cena arriti fitore ndaj xhudistit izraelit Baruch Shmailov, duke siguruar kalimin në raundin e dytë, ku do të përballet me ukrainasin Said-Magomed Khalidov.

Ndërkohë, në këtë kampionat sot pritet të garojë edhe Akil Gjakova.