Osmani nderon Forcat e Armatosura të Finlandës me Medaljen Presidenciale Ushtarake

Osmani nderon Forcat e Armatosura të Finlandës me Medaljen Presidenciale Ushtarake

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka ndarë Medaljen Presidenciale Ushtarake për Forcat e Armatosura të Finlandës, në shenjë mirënjohjeje për kontributin dhe angazhimin tyre e palodhur në mbështetje të Kosovës, që nga viti 1999, si pjesë e misionit të KFOR-it.

Osmani përmes një postimi në “Facebook” ka theksuar rëndësinë e rolit të paqeruajtësve finlandezë, duke i quajtur ata “heronj të paqes, që veprojnë edhe atëherë kur është më e vështirë. “Në Pallatin Presidencial në Helsinki, kisha nderin ta ndajë Medaljen Presidenciale Ushtarake për Forcat e Armatosura të Finlandës, në shenjë mirënjohjeje për kontributin dhe angazhimin tyre e palodhur në mbështetje të Kosovës, që nga viti 1999, si pjesë e misionit të KFOR-it. Paqeruajtësit janë heronjtë që bëjnë të mundur paqen, edhe kur është e vështirë. Faleminderit Finlandës dhe çdo ushtari finlandez për rolin e tyre të pazëvendësueshëm në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit!”, ka shkruar Osmani.