
Përurohet ura e re në Rogovë të Hasit
Ministri Liburn Aliu ka njoftuar se bashkë me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendësministrat Hysen Durmishi dhe Jeton Raka, ishin sot në Rogovë për përurimin e urës së re, ndërtimi i së cilës filloi në prill të vitit të kaluar.
“Ky projekt ka qenë një nevojë thelbësore dhe kërkesë nga banorët e zonës prej vitesh, një pritje e gjatë që mori fund me këtë investim të rëndësishëm për Hasin dhe rrethinën. Kjo urë që kalon mbi lumin Drin, lidh Hasin me magjistralen Prizren – Gjakovë. Me një gjatësi prej 134 metrash, gjerësi prej 10 metrash dhe vlerë prej afro 1 milion eurosh, sjell siguri dhe lehtësi për të gjithë rrethinën. Urime”, ka shkruar Aliu në Facebook.