Haxhiu dështon përsëri të zgjidhet kryetare e Kuvendit, seanca shtyhet për të premten

Haxhiu dështon përsëri të zgjidhet kryetare e Kuvendit, seanca shtyhet për të premten

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka dështuar të emërohet sërish sot kryetare e Kuvendit të Kosovës, edhe pas përpjekjes së tretë.

Ajo mori 57 vota për, katër më pak se 61 të nevojshme.