
Peci: Kosovës i duhet një qeveri me shumicë shqiptare
Deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, ka thënë se për formimin e institucioneve duhet gjetur zgjidhje e përbashkët, dhe se nuk ka komoditet për ta lënë fatin e legjislaturës së re mbi komunitetet jo-shumicë.
“Mendoj që Kosovës i duhet një qeveri me shumicë shqiptare për shkak se nuk e kemi luksin me mendu dhe me lënë fatin e Kosovës në kapriçot e disa deputetëve. Vjen një deputet që ka 700-800 vota, ulet me kryeministrin që e ka besimin e 400 mijë qytetarëve shqiptarë dhe fillon të listojë kërkesa sikur të jetë shef i OKB-së. dhe dhe qejfet e disa individëve që bëjnë kërkesa irracionale”, tha Peci në RTK.