Rreth 1 mijë e 400 gjoba dhe 38 aksidente për një javë në rajonin e Ferizajt

Rreth 1 mijë e 400 gjoba dhe 38 aksidente për një javë në rajonin e Ferizajt

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se nga datat 14 deri më 20 prill janë shqiptuar 1 mijë e 394 gjoba kundërvajtëse.

Bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe janë pezulluar 13 patentë-shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 38 aksidente, nga të cilat 17 me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 25 persona dhe 21 të tjera me dëme material, transmeton Klankosova.tv.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut.