Shtyhet sërish seanca konstituive, Vetëvendosje kërkon marrëveshje politike

Shtyhet sërish seanca konstituive, Vetëvendosje kërkon marrëveshje politike

Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dështoi sërish pasi s’u hodh fare në votim.

Lëvizja Vetëvendosje, partia fituese e zgjedhjeve, kërkoi marrëveshje politike për të dalë nga kriza.

Opozita nuk ka ndërruar mendje dhe e kundërshton votimin e kandidatës së saj, Albulena Haxhiu.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, e ndërpreu seancën dhe njoftoi se ajo do të vazhdojë të mërkurën në orën 15:00.

Kjo ishte përpjekja e katërt e deputetëve për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës.