HomeAktualeMASh organizoi tryezë të diskutimit me partnerë zhvillimorë për hartimin e Strategjisë...

MASh organizoi tryezë të diskutimit me partnerë zhvillimorë për hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+

spot_img

Ministria e Arsimit dhe Shkencës organizoi Tryezën e parë të diskutimit me partnerë zhvillimorë të fushës së arsimit, në kuadër të procesit të hartimit të Strategjisë së re të Arsimit të Kosovës 2035+.

Takimi kishte për qëllim njoftimin e partnerëve zhvillimorë me qasjen metodologjike dhe procesin e hartimit të Strategjisë së re, e cila do të përcaktojë prioritetet strategjike që do të udhëheqin zhvillimin e sektorit të arsimit në dekadën e ardhshme.

Në fjalën e tij, ministri në detyrë i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku shprehi mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të partnerëve zhvillimorë në fushën e arsimit.

Ai theksoi se arritjet në sistemin arsimor janë, ndër të tjera, rezultat edhe i kontributit të tyre shumëvjeçar dhe shtoi se procesi i hartimit të Strategjisë së re paraqet një mundësi për thellimin e partneritetit, jo vetëm në hartimin e dokumentit, por edhe në zbatimin e tij.

Ministri në detyrë Çeku bëri të ditur se Strategjia e re do të hartohet përmes një procesi gjithëpërfshirës dhe konsultativ, me pjesëmarrjen e institucioneve, partnerëve zhvillimorë, ekspertëve, organizatave të shoqërisë civile, nivelit lokal, profesionistëve, si dhe akterëve të tjerë relevantë.

Ai shpalosi katër prioritetet kryesore mbi të cilat do të bazohet qasja strategjike afatgjatë në fushën e arsimit: edukimin dhe parandalimin e hershëm, përmirësimin e arsimit parauniversitar përmes zhvillimit të shkollës gjithëditore, fuqizimin e arsimit dhe aftësimit profesional në funksion të tregut të punës, si dhe ristrukturimin e arsimit të lartë.

Koordinatori i procesit të hartimit të Strategjisë së re, Taulant Hoxha, prezantoi kornizën metodologjike, strukturën menaxhuese dhe afatet kryesore të procesit.

Ai theksoi se Strategjia e Arsimit 2022–2026 ka krijuar një bazë të rëndësishme për avancimin e reformave në sektorin e arsimit, duke shënuar progres në fusha prioritare, ndërsa Strategjia e re synon të ndërtohet mbi arritjet ekzistuese dhe të krijojë një kornizë zhvillimore afatgjatë e që u përgjigjet nevojave të shoqërisë dhe sfidave të dekadës së ardhshme.

Gjithashtu, ai theksoi qasjen e bazuar në pronësi të shtuar vendore e institucionale në hartimin dhe zbatimin e strategjisë së re, si shtyllë mbi të cilën do të orientohet edhe përkrahja e partnerëve ndërkombëtarë në të ardhmen.

Në takim morën pjesë përfaqësues të nivelit të lartë të partnerëve kryesorë zhvillimorë në Kosovë, përfshirë Bashkimin Evropian, Bankën Botërore, Agjencinë Gjermane për Zhvillim Ndërkombëtar (GIZ), Agjencinë Austriake për Zhvillim (ADA), Agjencinë e Luksemburgut për Zhvillim Ndërkombëtar (LuxDev), OSBE-në, Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Fondin e Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF), Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve (UNOPS), Millennium Challenge Account (MCA), DVV-së, si dhe projektet KosEd dhe Swisscontact.

Të gjithë partnerët zhvillimorë shprehën gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen ndaj Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës gjatë gjithë procesit të hartimit dhe zbatimit të Strategjisë së re.

Ata vlerësuan rëndësinë e një procesi të bazuar në përvojat paraprake, konsultimin e gjerë me palët e interesit dhe koordinimin e vazhdueshëm ndërmjet institucioneve dhe partnerëve zhvillimorë, me synimin që Strategjia e re të kontribuojë në rritjen e cilësisë, gjithëpërfshirjes, qëndrueshmërisë dhe konkurrueshmërisë së sistemit arsimor në Kosovë.

Tryeza e sotme shënoi fillimin zyrtar të procesit të përgatitjes së Strategjisë së re të Arsimit të Kosovë, dhe ishte e para në radhën e një serie të tryezave të diskutimit me akterë, hisederarë, njohës dhe të interesuar në fushën arsimit.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...