
Kombëtarja U16 shënon fitore kundër San Marinos, presidenti Ademi uron futbollistët dhe stafin e trajnerëve
Kombëtarja U16 ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të turneut zhvillimor të UEFA-s në Tiranë kundër San Marinos, me rezultat bindës 7:0.
Këtë fitore e ka uruar presidenti i FFK-së, Agim Ademi.
“Urime fitorja Kosova U16! 🇽🇰 vs 🇸🇲 7-0. Përgëzoj futbollistët dhe stafin e trajnerëve të Kombëtares U16 për fitoren në ndeshjen e parë të turneut zhvillimor të UEFA-s në Tiranë kundër San Marinos, me rezultat bindës 7:0. Me të tilla paraqitje dhe me punë të vazhdueshme e ardhmja do të jetë e ndritur! Forca djem dardanë!”, ka shkruar Ademi në Facebook.