Presidenti i FFK-së uron Pashkët

Presidenti i FFK-së uron Pashkët

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka uruar Pashkët, duke theksuar se kjo festë e ringjalljes dhe e shpresës na kujton fuqinë e bashkimit, të sakrificës dhe të besimit – vlera këto që janë thelbësore edhe në sportin tonë të dashur.

Postimi i tij në Facebook:

Gëzuar Pashkët!

Të nderuar qytetarë te Republikës së Kosovës dhe komunitet i futbollit të besimit të krishterë,

Në këtë ditë feste, në emër të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe në emrin tim personal, ju uroj nga zemra Gëzuar Pashkët!

Kjo festë e ringjalljes dhe e shpresës na kujton fuqinë e bashkimit, të sakrificës dhe të besimit – vlera këto që janë thelbësore edhe në sportin tonë të dashur.

Sikurse natyra që ringjall jetën në pranverë, ashtu edhe ne, në fushat e blerta, ringjallim pasionin dhe shpresën për suksese të reja.

Uroj që Pashkët t’ju gjejnë pranë më të dashurve tuaj dhe t’ju sjellin begati, harmoni e dashuri në çdo hap të jetës.

Gëzuar për shumë mote!