
Nisma abstenon në votimin e Albulena Haxhiut për kryekuvendare
Nisma Socidaldemokrate ka abstenuar në votimin e Albulena Haxhiut për kryekuvendare.
Ishte Lëvizja Vetëvendosje që e propozoi Haxhiun për postin e kryeparlamentares.
Sidoqoftë, ajo nuk mori votat e mjaftueshme për të marrë këtë pozitë.
Haxhiu mori 57 vota pro, 20 kundër dhe 3 abstenime. Këto të fundit ishin të Nismës.