
Komisioni për mandate nis punën për hartimin e raportit të ri për mandatet
Të 120 deputetët e Kuvendit të Kosovës, votuan që raporti i ri të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit, ta hartohet nga përbërja paraprake e këtij komisioni, që u zgjodh më 15 prill.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, tha se komisioni për 30 minuta duhet të takohet dhe të hartojë raportin e ri që më pas do të dërgohet në sallë plenare për votim, raporton Rel.