
Haxhiu: Kemi dakordim për votimin e raportit për mandate
Albulena Haxhiu nga LVV tha se të gjitha partitë politike u dakorduan gjatë takimit konsultativ, me kryesuesin Avni Dehari, që raporti i Komision për verifikimin e mandateve të votohet në mënyrë unanime, në mënyrë që të ecet përpara.
Haxhiu tha se vetëm nëse të gjithë votojnë për raportin e Komsionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve, si në Komision por edhe në sallë plenare, edhe LVV-ja do ta mbështesë atë.
Ajo tha se asnjë veprim tjetër nuk e kanë bërë sa i përket dorëheqjeve nga postet ekzekutive, duke përsëritur qëndrimin se dorëheqjet janë dorëzuar më herët te kryeministri.
Haxhiu. megjithatë tha se nëse nuk konstituohet Kuvendi, partia e saj është e hapur edhe për mbajtjen e zgjedhjeve të reja.