Mes pasojave të skandalit të “Oscars”, albumi i rikthimit të Will Smith, jo i suksesshëm

Mes pasojave të skandalit të “Oscars”, albumi i rikthimit të Will Smith, jo i suksesshëm

Albumi i ri i Will Smith, “Based On A True Story” i pari pas 20 vitesh  ka rezultuar një dështim komercial.

Ekspertët e muzikës kishin paralajmëruar se albumi i rikthimit të Will Smith mund të mos rezultonte një sukeses e kjo për shkak të shkëputjes së tij në fushën e muzikës.

Mediat amerikane shkruan se pavarësisht famës së tij, u shitën vetëm 268 kopje të albumit të tij në javën e parë të publikimit të këtij projekti muzikor në Mbretërinë e Bashkuar.

“Based On A True Story” është albumi i parë i Will që nga Lost And Found i 2005-ës, dhe pavarësisht bashkëpunimeve të shumta albumi i Will Smith nuk ka arritur të ketë ndonjë ndikim të madh tek fansat.

Pritej që albumi të shënonte një rikthim të fuqishëm në muzikë për Will që pas shuplakës së tij ndaj komedeianit Chris Rock në ceremoninë e cmimeve Oscars në 2022, një incident që rrezikoi seriozisht karrierën e tij.

Pavarësisht shitjeve të pakta të albumeve të tij, Will Smith thuhet se do të publikojë dy albume të tjera këtë vit, raporton BalkanWeb.