
Sulmuesi drejt largimit nga Bayerni, e pret Arsenali
Kingsley Coman mund të përfundojë te Arsenali. Sulmuesi francez ka përsëritur javët e fundit se dëshiron të largohet nga Bayern Munich këtë verë, pavarësisht se kontrata e tij skadon në vitin 2027.
Sipas TeamTALK, lojtari u ndoq nga Topçinjtë kur Edu ishte ende në rolin e drejtorit sportiv, kjo është arsyeja pse lëvizja vendimtare mund të vijë në javët e ardhshme.
Coman është gati për një aventurë të re, pas 10 sezoneve te Bayern, në të cilat ai fitoi tetë herë Bundesligën, e mbi të gjitha Champions 2020, me finalen e vendosur nga goli i tij kundër Paris Saint-Germain.