A ka afat për konstituimin e Kuvendit? (VIDEO)

A ka afat për konstituimin e Kuvendit? (VIDEO)

Në seancën e parë munguan votat, e në të dytën as nuk iu dha rasti t’i ngrenë duart.

Tek të shtunën, në provën e tretë, pritet të tentohet të kalohet raporti për verifikimin e mandateve, çka po nuk u bë, dikush vlerëson se nuk mbesin edhe shumë shanse, raporton Klan Kosova.

Nuk përjashtohet as mundësia e djegies së mandateve, por që do mund të duhet përfshirja e Presidentes.

Por, krejt tjetër interpretim për këtë çështje kanë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, ku vlerësojnë se afati prej 30 ditësh ka të bëjë veç me thirrjen e seancës së parë.

Megjithatë, kjo nuk zhbën obligimin e krejt deputetëve për të gjetur zgjidhje.

Vazhdimi i seancës konstituive është caktuar të mbahet më 19 prill në orën 12:00.