
Parandalohen një rast i kontrabandës me duhan përmes Aeroportit të Prishtinës
Sot me datën 18.04.2025, si rezultat i punës dhe angazhimit të zyrtarëve policorë, në bashkëpunim me zyrtarët doganorë, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës është parandaluar një rast i kontrabandës me duhan (pako të cigareve).
Dy udhëtare të gjinisë femërore shtetase të Shqipërisë, të cilat udhëtonin përmes Prishtinës në Londër, pasi kishin dorëzuar bagazhet (çantat) e tyre janë ndaluar për kontrolle nga zyrtarët kompetent, ku gjatë kontrollit në dy bagazhet (çantat) e tyre janë gjetur nga 100 shteka (pako) me cigare të llojit Malboro e kaltër.
Pasi që dy pasagjeret janë ndalur dhe tek të njëjtat janë hasur në total 200 shteka (pako) me cigare, të njëjtat janë dërguar në zyrën e doganës për veprime dhe procedura të mëtejme.