Një qeveri e gjerë me kryeministër nga opozita

Një qeveri e gjerë me kryeministër nga opozita

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka treguar rrugën për krijimin e institucioneve të reja.

Duke e komentuar dështimin e dytë të konstituimit të Kuvendit, ajo ka thënë se Kosovës i duhet një qeveri e gjerë dhe stabile.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se kjo qeveria duhet të udhëhiqet prej një kryeministri nga partitë që në mandatin e kaluar kanë qenë në opozitë.

“Prap deshtoi konstituimi i Kuvendit – vetem nje qeveri e gjere stabile me kryeminister nga opozita hap rrugen e krijimit te institucioneve te reja..”, ka shkruar Tahiri.