United bën “djallin” në Europa League, fitore spektakolare dhe kualifikim ndaj Lyon, zhgënjen Lazio

United bën “djallin” në Europa League, fitore spektakolare dhe kualifikim ndaj Lyon, zhgënjen Lazio

Janë mësuar ekipet gjysmëfinaliste të Europa League.

Lazio nuk përmbysi dot humbjen 2-0 në ndeshjen e parë ndaj Bodo/ Glimt, duke ndalur kështu rrugëtimin në këtë kompeticion.

90 minutëshi përfundoi 2-0 (Noslin, Castellanos) për lacialët, ndërsa në shtesë emocionet do ishin të mëdha. Dia ndezi festën vendase por gëzimi zgjati pak pasi Helmerson u përgjigj në krahun tjetër.  Me rezultatin 3-1 ekipet iu drejtuan pikës së bardhë të penalltisë, me Bodo/ Glimt që u tregua më e saktë.

Kualifikimi madh i Manchester United. Barazimi 2-2 në ndeshjen e parë ndaj Lyon linte gjithçka të hapur, ndërsa koha e rregullt këtë mbrëmje u mbyll po 2-2. Golat e Ugarte dhe Dalot krijuan iluzionin se gjërat do të jenë të lehta për “djajtë e kuq”, por nuk ndodhi kështu pasi francezët realizuan dy gola me Tolisso dhe Tagliafico dhe çuan takimin në shtesë. Lyon shënoi me Cherki dhe Laccazete,  United u fut në lojë me Fernandes. Portugezi i hapi rrugë suksesit të madh, Mainoo dhe Maguire ndëshkuan të besuarit e Fonsecas dhe siguruan kualifikimin (rezultati i ndeshjes 5-4).

Ia del edhe Tottenham. Pas barazimit 1-1 ndaj Frankfurt në ndeshjen e parë, në aktin e kthimit, Spurs fituan 0-1. Kualifikohet edhe Bilbao, falë triumfit 2-0 ndaj Rangers, me sfidën e që kishte përfunduar pa gola.

Në Conference League, Chelsea u mund 1-2 nga Legia, por Blutë e Londrës festuan në fund pasi patën fituar 3-0 në takimin e parë. Fiorentina eleminoi Celjen, Betis kaloi pengesën e polakëve të Jagiellonias, ndërsa Djurgarden mposhti SK Rapid, raporton BallkanWeb.