Kryetari Latifi priti në takim ekspertë të fushës së hotelerisë, turizmit, gastronomisë dhe arkitektë

Kryetari Latifi priti në takim ekspertë të fushës së hotelerisë, turizmit, gastronomisë dhe arkitektë

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka pritur në takim ekspertë të fushës së hotelerisë, turizmit, gastronomisë dhe arkitektë.

Qëllim kryesor i këtij takimi ishte diskutimi për të ardhmen e hotelit në Sheshin Qendror të Rahovecit.

Ishte një bisedë pasur me ide përmes të cilave synohet të kthehet kjo hapësirë në një pikë referimi për zhvillimin turistik dhe ekonomik të qytetit të Rahovecit.

Pjesë e këtij takimi si ekspert i fushës por edhe në emër të OHTK-së ishte edhe kryetari Hysen V. Sogojeva.

Kryetari Latifi ka vlerësuar lartë kontributin profesional të secilit pjesëmarrës.

Nga ky takim do të dalë një raport konkret me këshilla dhe rekomandime, që do t’i shërbejë komisionit të Kuvendit Komunal të Rahovecit në vendimmarrjet e ardhshme për këtë projekt të rëndësishëm.