
Zyrtare: Van Dijk vazhdon me Liverpoolin
Liverpool ka njoftuar se ka nënshkruar kontratë të re me mbrojtësin, Virgil Van Dijk.
Holandezi ka nënshkruar kontratë të re që e mban atë brenda klubit “The Reds” përtej sezonit 2024/25.
“Jam shumë i lumtur dhe krenar. Kam shumë emocione këtu derisa flas për këtë. Është një ndjenjë krenarie, është një ndjenjë gëzimi. Është thjesht e pabesueshme. Të vazhdojë me klubin edhe për dy vite, është e mahnitshme dhe jam shumë i lumtur”, u shpreh kapiteni i “The Reds”, transmeton Klankosova.tv.
33-vjeçari ishte transferuar në “Anfield” nga Southampton në janar të vitit 2018.
Ai ka bërë 314 paraqitje deri sot, duke shënuar 27 gola.