Abdixhiku: Ndërprerja e seancës vendim i paligjshëm

Abdixhiku: Ndërprerja e seancës vendim i paligjshëm

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e quajti të padrejtë ndërprerjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Abdixhiku e quajti shkelje të rëndë dhe “praktikë të mbrapshtë”, vendimin e kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari për ndëprerje të seancës konstituive, raporton Rel.

Abdixhiku mes tjerash tha se Dehari, që sipas tij, ka rastisur të jetë nga Lëvizja Vetëvendosje veproi padrejtësisht pasi sipas tij, kishte kuorum për të vazhduar me votimin e raportit të Komisionit për verifikim të mandateve.