Krasniqi: LVV s’ka shumicë parlamentare, po dëshiron të blejë kohë

Krasniqi: LVV s’ka shumicë parlamentare, po dëshiron të blejë kohë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se LVV-ja nuk ka shumicë dhe nuk është “as afër” arritjes së shumicës, prandaj sipas tij, po pengon mbarëvajtjen e seancën konstituive, për të blerë “kohë për pazare politike”.

“Skenari ka qenë i qartë, e vetmja punë që ka pasur ai [kryesuesi i seancës Avni Dehari] është që të hidhte në votim raportin e Komisionit për verifikimin e mandatave dhe kuroumit”, tha Krasniqi.

Sipas Krasniqit, përmes kryesuesit Dehari, LVV-ja po mban peng formimin e institucioneve të Kosovës.