HomeAktualePolicia gjen armë, municion e uniforma të ushtrisë serbe në Leposaviq

Policia gjen armë, municion e uniforma të ushtrisë serbe në Leposaviq

spot_img

Në fshatin Potokmali të Leposaviqit, Policia ka sekuestruar një sasi të madhe armësh, municioni dhe pajisjesh të ndryshme gjatë dy kontrolleve në një shtëpi të pabanuar.

Sipas njoftimit të Policisë në rastin e parë, rreth orës 15:30, janë gjetur: një radiolidhje me adapter, municion për armë gjuetie, 22 kapsula, vaj për armë, një fishek, pjesë plastike me barut, një thikë, një fotrollë për revole, një xhaketë ushtarake me mbishkrim të Serbisë, një revole me karikator dhe pesë fishekë, si dhe gjashtë krehër me gjithsej 56 fishekë, raporton Klan Kosova.

Ndërsa në rastin e dytë, rreth orës 15:15, gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar: dy kuti me sfera metalike për armë gjuetie, makineri për mbushjen e fishekëve, dy krehër me 20 fishekë si dhe një armë e gjatë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...