
Presidenti i FFK-së i uron ditëlindjen legjendës së futbollit Ajet Shosholli
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka marrë pjesë sot në festën e organizuar nga miqtë, familjarët, ish-futbollistët dhe bashkëpunëtorët e Shoshollit.
“Urime ditëlindjen, legjendë e futbollit – Ajet Shosholli! Sot pata nderin të jem pjesë e një feste të veçantë, të organizuar nga miqtë, familjarët, ish-futbollistët dhe bashkëpunëtorët e trajnerit të mirënjohur Ajet Shoshollit”.
“Baca Ajet është një udhërrëfyes për secilin prej nesh, i cili për dekada me radhë ka kontribuuar në zhvillimin e futbollit dhe në formimin e brezave të rinj të futbollistëve”.
“Me karakter të palëkundur dhe vlera të larta humane e sportive, Baca Ajet sot mbushi plot 80 vjet jetë – të mbushura me dashuri e përkushtim për familjen e futbollin. Rrofsh gjatë Legjendë – shembulli yt frymëzon brezat e rinj!”, ka shkruar në Facebook presidenti i FFK-së.